U ndërtua nga izraelitët, testohet në Rumani sistemi që parashikon tërmetet - Bota Sot
U ndërtua nga izraelitët, testohet në Rumani sistemi që parashikon tërmetet

Evropë

U ndërtua nga izraelitët, testohet në Rumani sistemi që parashikon tërmetet

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:21
Ilustrim

Do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen.

Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës.

I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale, pas testimeve fillestare të zhvilluara në Turqi dhe Greqi, me përqindje të lartë suksesi.

Në fazën e ardhshme sistemi do të testohet në një prej zonave sizmike më aktive të Evropës, në Vrançë.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik ai do të nisë punën në gjysmën e parë të vitit 2020, kur do të fillojë tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar se si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni. “Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione ekstremisht të besueshme minimalisht 4 orë para. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi maksimumi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë.

Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane me një magnitudë mesatare 2,58 të shkallës Rihter.

Duke konsideruar këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat