SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike

Evropë

SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

“Bosnja duhet urgjentisht të mbyllë një kamp të përkohshëm emigrantësh, përndryshe njerëzit do të fillojnë të vdesin gjatë periudhës së dimrit”, paralajmëroi një organizatë evropiane e të drejtave të njeriut.

Kampi në fshatin Vucjak, afër rajonit Bihac, që kufizohet me Kroacinë, u ndërtua nga autoritetet në qershor dhe mban rreth 600 persona në çadra. Nuk ka ngrohje dhe gjatë natës temperaturat bien nën zero gradë Celcius. Nëse kampi nuk mbyllet sot, nesër njerëzit do të fillojnë të vdesin – tha komisionerja evropiane për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatovic që vizitoi kampin një ditë pasi në zonë ra edhe dëbora e parë.

Kampi është i rrethuar nga mina toke të mbetura që nga lufta e viteve 90 në Bosnje. Ai nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka energji elektrike dhe as tualete. Çdo ditë, Kryqi i Kuq boshnjak, ofron një vakt ushqimi apo dy për emigrantët. Autoritetet rregullisht mbledhin emigrantët që enden nëpër qytet, për shkak të mungesës së vendeve në qendrat pritëse të menaxhuara nga organizata ndërkombëtare për emigracionin. Qendrat mund të presin rreth 3500 njerëz në rajonin veri perëndimor të Bihacit. I gjendur shumë pranë kufirit me kroacinë anëtare të BE, Bihaci është bërë një nyje kryesore tranziti për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që përpiqen të arrijnë Evropën perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat