Von der Leyen: Duhet t'i tregojmë Ballkanit Perëndimor se e duam në anën tonë

Evropë

Von der Leyen: Duhet t'i tregojmë Ballkanit Perëndimor se e duam në anën tonë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:06
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të zhvillohet paralelisht me procesin e reformave të brendshme të institucioneve evropiane.

"Është absolutisht e rëndësishme që t'iu tregojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më qartë se i duam në anën tonë dhe se kemi interes të madh në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian", tha Von der Leyen në paraqitjen e parë para mediave prejse ka marrë detyrën e shefes së Komisionit Evropian, më 1 dhjetor.

Von der Leyen të mërkurën mbajti edhe takimin e parë të rregullt të kabinetit të Komisionit.

Me këtë rast, ajo tha se vendimi i fundit i Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë "gabim strategjik" i BE-së.

Në muajn tetor, Franca ka qenë ndër kundërshtarët më të zëshme të nisjes së negociatave me këto dy vende, duke këmbëngulur fillimisht në vazhdimin e reformave nga to dhe në reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.

Komisioni Evropian ka të ngjarë të paraqesë propozime të reja për nisjen e negociatave të pranimit në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat