Autoritetet polake sekuestrojnë 2 mijë kilogramë kokainë, ajo kushton afro gjysmë miliardë euro - Bota Sot
Autoritetet polake sekuestrojnë 2 mijë kilogramë kokainë, ajo kushton afro gjysmë miliardë euro

Evropë

Autoritetet polake sekuestrojnë 2 mijë kilogramë kokainë, ajo kushton afro gjysmë miliardë euro

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Autoritet polake të sigurisë kanë arritur të sekuestrojnë afro dy ton kokainë të Kolumbisë që kap vlerën e 470 milionë eurove, ka bërë të ditur sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Kemi parandaluar kontrabandimin më të madh në vitet e fundit”, ka shtuar Moravjeck.

Droga sipas gjitha gjasave ishte e destinuar për tregun e zi në vendet anëtare të BE-së. Sipas autoriteteve të sigurisë, kokaina ishte e përzier me lëndë tjera narkotike, kurse atë e zbuloi dhe konfiskoi dogana polake në portin Gdinj.

Policia fillimisht kishte përcjellë lëvizjet e kontrabanduesve dhe kështu arriti të zbulon “laboratorin shumë profesional” në perëndim të Polonisë. Në pranga të policisë kanë përfunduar katër kolumbianë, një irlandez me qëndrim në Gjermani dhe dy polakë.

“Kjo është hera e parë në histori që policia polake të ketë pasur rastin të futet në një laborator kaq të sofistikuar”, ka deklaruar para gazetarëve Jaroslav Simcik, drejtor i policisë polake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat