Merkel humb ekuilibrin dhe gati rrëzohet – gjatë vizitës së saj të parë në Aushvic - Bota Sot
Merkel humb ekuilibrin dhe gati rrëzohet – gjatë vizitës së saj të parë në Aushvic

Evropë

Merkel humb ekuilibrin dhe gati rrëzohet – gjatë vizitës së saj të parë në Aushvic

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 00:24
Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë teksa ka humbur ekuilibrin e saj gjatë udhëtimit të saj të parë ndonjëherë në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Sipas mediave të huaja,bëhet fjalë për pamje që treguan momentin derisa ajo po kthehej, pasi vuri kurora në një mur të mëparshëm ekzekutimi, kur ajo dukej se humb ekuilibrin dhe thuajse po rrëzohej.

Megjithatë, ata që ishin të pranishëm, përfshirë edhe kryeministrin polak Mateusz Morawiecki e ndihmuan atë.

Të tjerët që rrinin aty afër nxituan gjithashtu të kontrollojnë se a ishte në rregull para se të vazhdonin me vizitën.

Një gjë e tillë vjen mes frikës në rritje për shëndetin e kancelares gjermane, pasi ajo është parë duke u lëkundur në tre raste të ndara gjatë angazhimeve publike këtë vit.

Ndryshe, Merkel vizitoi kampin e vdekjes së dikurshme naziste në Aushvic, sot për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare, pasi Gjermania po përballet me një ringjallje të antisemitizmit dhe rritjen e ekstremit të djathtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat