Turqia drejt një marrëveshjeje të re me Rusinë për sistemeve raketore ruse S-400

Evropë

Turqia drejt një marrëveshjeje të re me Rusinë për sistemeve raketore ruse S-400

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 06:43
Rusi

Pavarësisht pakënaqësisë që ka shkaktuar mes aleatëve të saj të NATO-s, Turqia duket nuk ka ndërmend të zbrapset nga linja e saj me Moskën, dhe së fundi, po punon me të për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport.

Uashingtoni e përjashtoi Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës. Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat