Laburistët në Britani premtojnë autobusë elektrikë në të gjithë vendin

Evropë

Laburistët në Britani premtojnë autobusë elektrikë në të gjithë vendin

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Laburistët planifikojnë t’i bëjnë elektrikë të gjithë autobusët në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2030, me një investim 4 miliardë funtesh, nëse i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo do ta zvogëlonte emetimin nga autobusët për më shumë se 70%, duke ulur ndotjen e ajrit dhe duke ndihmuar në trajtimin e ndryshimit të klimës, kanë thënë zyrtarët e kësaj partie.

Më shumë se 3.000 rrugë autobusësh janë shkurtuar ose zvogëluar gjatë dekadës së kaluar.

Ka 35.000 autobusë në Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm 700 janë elektrikë dhe kryesisht në Londër, kanë thënë laburistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat