Ministrja gjermane e mbrojtjes i kërkoi Rusisë të ndërmerr aksione, ndaj aktivistit të vrarë në Berlin - Bota Sot
Ministrja gjermane e mbrojtjes i kërkoi Rusisë të ndërmerr aksione, ndaj aktivistit të vrarë në Berlin

Evropë

Ministrja gjermane e mbrojtjes i kërkoi Rusisë të ndërmerr aksione, ndaj aktivistit të vrarë në Berlin

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:08
Annegret Kramp-Karrenbauer

Annegret Kramp-Karrenbauer ka thënë sot se Rusia duhet të ndërmerr veprime të mëtejshme, në hetimin për vrasjen e një burri gjeorgjian më 23 gusht.

Zelimkhan Khangoshvili, një aktivist 40 vjeçar nga Gjeorgjia, u qëllua prej një distance të afërt nga një çiklist, në një park të vogël në Berlin të Gjermanisë.

Viktima, një çeçen etnik, thuhet se ka luftuar kundër Rusisë në Luftën e Dytë Çeçene dhe besohet se ka pasur lidhje me inteligjencën ushtarake gjeorgjiane.

Sipas ministres gjermane të mbrojtjes, agjencitë e inteligjencës ruse kanë luajtur rol të rëndësishme në vrasjen e tij dhe se Rusia duhet të ndërmerr aksione, për ta zbuluar ngjarjen në tërësi.

“Provat janë të rënda. Së bashku me vrasjet në Britani të Madhe dhe sulmet e ndryshme që lidhen me Rusinë, ilustrojnë një pikturë shumë shqetësuese”, ka thënë ministrja Karrenbauer.

Doutche Welle raporton se prokurori federal i Gjermanisë, ka marrë përsipër përgjegjësinë për hetimin e vrasjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat