Raportet NATO-Rusi po degradohen çdo ditë e më shumë, thotë ministri rus Sergei Shoigu

Evropë

Raportet NATO-Rusi po degradohen çdo ditë e më shumë, thotë ministri rus Sergei Shoigu

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 19:33
Sergei Shoigu

Ministri rus i Mrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë që marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s “jo vetëm që janë ndalur por po degradohen çdo ditë”, duke thënë se ky përkeqësim filloi “rreth pesë vjet më parë”.

Shoigu ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhëniet aktualisht të ashpra të Moskës me aleancën ushtarake transatlantike në emisionin e fundjavës Rossiya 1 më 8 dhjetor.

“Rreth pesë vjet më parë, ne patëm një bashkëpunim mjaft aktiv në Bruksel. Kishim përfaqësuesin tonë atje”, tha Shoigu. “Sot partnerët tanë po tërhiqen nga gjithnjë e më shumë marrëveshje, qartë së bashku me amerikanët. Dhe hapësira e sigurisë po bëhet gjithnjë e më e ngushtë”, tha Shoigu.

As TASS-i dhe as raporti i Interfax-it nuk kanë cituar Shoigun të ketë përmendur ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, si shkaktar për përkeqësimin e marrëdhënieve Rusi-NATO.

Udhëheqësit e NATO-s këtë javë u zotuan në angazhimin e tyre për klauzolën e mbrojtjes së ndërsjelltë të aleancës 29-anëtarëshe ndërsa emëruan Rusinë një “kërcënim” të sigurisë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti të 70 vjetorit në Londër.

Ata gjithashtu thanë se “veprimet agresive të Rusisë përbëjnë një kërcënim për sigurinë euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat