Borrell bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

Evropë

Borrell bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Borell

Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell u ka bërë sot thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmirësojnë unitetin dhe të zhvillojnë partneritete.

Borrell, në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së që ai kryeson, deklaroi se në vend që të mbajë fjalime të gjata, ai i shkroi një letër drejtuesve të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së.

"Unë shpjegova qëllimet kryesore dhe metodologjinë e punës për të përmirësuar unitetin dhe zhvillimin e partneriteteve, sepse ne vetëm nuk mund të zgjidhim shumë probleme, nga ndryshimi i klimës deri te migrimi," tha ai.

Josep Borrell mori postin e ri të ministrit të Jashtëm të BE-së më 1 dhjetor, kur ai mori presidencën e Këshillit të BE nga Federica Mogherini, transmeton KosovaPress.

Në takimin e tyre të parë të kryesuar nga Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të BE diskutuan për situatën në Libi dhe Bolivi, marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet BE-Afrikë dhe të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat