Greva paralizon trafikun në Paris - Bota Sot
Greva paralizon trafikun në Paris

Evropë

Greva paralizon trafikun në Paris

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Në ditën e pestë të grevës kundër reformës së sistemit të pensioneve në Francë, trafiku në Paris është paralizuar pasi disa linja metro janë pezulluar dhe mijëra nisje të trenave janë anuluar.

Rrjeti Kombëtar Hekurudhor SNCF rekomandoi që pasagjerët të qëndrojnë në shtëpi ose të përdorin "mjete alternative të transportit" për të shkuar në punë për shkak të rreziqeve të sigurisë, raporton AP.

Më shumë se 50,000 pasagjerë u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit, raporton Independent.

Kompania Eurostar ka paralajmëruar se trafiku i tij do të pengohet ndjeshëm brenda katër ditëve të ardhshme, duke prekur 30,000 persona të tjerë.

Në Paris, nuk funksionojnë 10 nga 16 linjat e metrosë fare, dhe katër linja ofrojnë shërbim të kufizuar, raporton Lokal.fr.

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua mbrëmë me kryeministrin Edouard Philippe dhe zyrtarë të tjerë për të formuar një strategji për këtë javë.

Qeveria do të bëjë një propozim të ri të mërkurën. Nuk pritet që mosha e pensionit, e cila tani është 62 vjeç, të zhvendoset, por njerëzit pritet të inkurajohen të punojnë më gjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat