Sëmundja i shkakton rënie lëkure, nëna tregon si kalimtarët e ngatërrojnë djalin me kukull

Evropë

Sëmundja i shkakton rënie lëkure, nëna tregon si kalimtarët e ngatërrojnë djalin me kukull

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:30
Michal Winton

Shumë persona e ngatërrojnë djalin 2-vjeçar me kukull për shkak të gjendjes së rrallë që e bën lëkurën ti bjerë çdo ditë.

Michal Winton është nga Derby dhe vuan nga "harlequin ichthyosis" që në lindje. Fotografitë janë të rënda për disa persona pasi tregojnë foshnjen në gjendje aspak të mirë. Sytë dhe goja mezi i duken për shkak të lëkurës së trashë.

Mjekët e diagnostikuan dhe thanë se mund të vdiste që në javët e para të jetës pasi ishte shumë i prekshëm ndaj infeksioneve.

Megjithatë vogëlushi po ia del të mbijetojë falë kujdesit të nënës së tij. Gjendja i shkaktoi vështirësi për të lëvizur, por ai duhet të qëndrojë larg diellit sepse digjet shumë shpejt.

Kalimtarët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale habiten shumë kur kuptojnë se është djalë i vërtetë, tha nëna e tij për Mail Online.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat