Edhe Turqia bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Evropë

Edhe Turqia bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:27
Peter Handke

Ambasadori i Turqisë në Suedi tha të hënën se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel për shkak të çmimit të letërsisë që i jepet shkrimtarit Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë viteve 1992-1995.

Hakki Emre Yunt i ka thënë agjencisë Anadolu se megjithëse ishte i ftuar në ceremoni, ai nuk do të marrë pjesë në të për shkak të admirimit të Handke për ish-liderin serb Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë në gjyq për krime lufte dhe gjenocid.

Ndërkohë, edhe ambasada e Shqipërisë në Stokholm njoftoi se ambasadori i vendit nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e caktuar për 10 dhjetor për të njëjtën arsye.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Ndryshe, të dielën, Turqia “ashpër” dënoi dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 për Handke.

Siç kujton mediumi në fjalë, ai pretendoi se boshnjakët myslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besonte se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Handke gjithashtu vizitoi Millosheviçin në burg dhe u përpoq të dëshmojë në favor të tij.

“Unë jam këtu për Jugosllavinë, për Serbinë, për Slobodan Millosheviqin”, kishte thënë Handke në një eulogji të vitit 2006 për Millosheviqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat