Ish-kandidati presidencial në Francë, dënohet për pengim të drejtësisë

Evropë

Ish-kandidati presidencial në Francë, dënohet për pengim të drejtësisë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:20
Jean-Luc Melenchon

Lideri i ekstremit të djathtë në Francë, Jean-Luc Melenchon, është dënuar me tre muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë për pengim të zyrtarëve që po hetonin fondet e tij.

Në tetorin e vitit 2018, prokurorët bastisën zyrat e partisë dhe shtëpinë e tij, por ai i pengoi zyrtarët duke u thënë se ai vetë është Republika e Francës. Melenchon është përkrahës i protestave të “jelekëverdhëve”.

Në vitin 2017, garoi kundër Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale dhe në rundin e parë, fitoi 19 për qind të votave. Prokuroria franceze po hetonte parregullsitë në fondet e fushatës së Melenchon dhe dyshimet se partia e tij “Franca e Papërkulur” keqpërdori fondet e BE-së, duke angazhuar asistentë parlamentarë.

Melenchoni, vendimin e gjykatës e cilësoi si të motivuar politikisht dhe akuzoi presidentin Macron se po mbron interesat e bizneseve të fuqishme në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat