Fëmija u shtri në tokë sepse në spital mungonin krevatet, kryeministri britanik kërkon falje

Evropë

Fëmija u shtri në tokë sepse në spital mungonin krevatet, kryeministri britanik kërkon falje

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet e një fëmije 4 vjeç të shtrirë në dyshemenë e një spitali në Leeds të Britanisë së Madhe janë vendosur në qendër të debatit publik, ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e parakohshme.

Për ngjarjen ka reaguar vetë kryeministri Boris Johnson, i cili u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve që kanë patur problematika gjatë trajtimit në spitalet e vendit.

Jack Willment u dërgua në spital pasi familja dyshonte se kishte pneumoni, por atje u përballën me një situatë të pazakontë. Spitali nuk kishte krevate bosh dhe vogëlushi u shtri në tokë, i mbuluar me pallton e mamasë.

Duke vlerësuar punën e mjekëve, të cilët përballen me shumë vështirësi, kryeministri Johnson theksoi se shërbimi shëndetësor në Britani ka nevojë për më shumë investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat