I tërë qyteti çek në kërkim të autorit të sulmit në spital, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij

Evropë

I tërë qyteti çek në kërkim të autorit të sulmit në spital, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:14
Foto

Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në qytetin çek Ostravi, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi. Të shtënat kishin ndodhur në repartin e traumës.

Sipas mediave lokale, sulmuesi është në arrati, kurse policia në profilin e saj zyrtar në Twitter ka publikuar fotografinë e tij.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve, të cilët do të mund të na ndihmonin në lokalizimin e tij si dhe i kemi paralajmëruar se ai përbën kërcënim”, thuhej në postimin e policisë çeke.

Sipas informatave më të fundit, sulmues kishte të veshur një pallto me ngjyrë të kuqe, kurse e gjithë zona përreth spitalit është bllokuar pas të shtënave.

Njësitet e shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke evakuuar banorët. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat