Britani e Madhe: Biçikleta të vjetra për refugjatë - Bota Sot
Britani e Madhe: Biçikleta të vjetra për refugjatë

Evropë

Britani e Madhe: Biçikleta të vjetra për refugjatë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Një aktivitet është nisur në Birmingham, në Britaninë e Madhe që synon të sigurojë se biçikleta është e arritshme për ata që nuk mund ta përballojnë.

Aktiviteti është organizuar nga Projekti Bike, me qendër në Londër, i cili merr biçikleta të braktisura dhe i dhuron ato kryesisht për refugjatë dhe azilkërkues.

"Ne besojmë se asnjë azilkërkues në Britani të Madhe nuk duhet të detyrohet të zgjedhë midis një autobusi dhe një vakti të nxehtë", tha Nicola Hill.

Azilkërkuesit marrin 37,75 funte në javë.

"Udhëtimi me autobus në javë mund të kushtojë deri në 21 funte. Shumë njerëz janë të varfër dhe të izoluar nga shoqëria. Ata nuk kanë qasje në shërbimet themelore," shtoi ajo.

Ndryshe, Projekti Bike mbështetet nga shoqatat e çiklistëve dhe motorëve, transmeton Guardian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat