Vullkani, Zelandë/ Operacion për marrjen e trupave

Evropë

Vullkani, Zelandë/ Operacion për marrjen e trupave

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Policia e Zelandës së re tha se planifikon të marrë trupat nga ishulli i bardhë, ku një shpërthim vullkanik i mori jetën të paktën tetë personave dhe do ta bëjë këtë të premten në mëngjes.

Misioni i marrjes së trupave do të kryhet pavarësisht rrezikut të një shpërthimi tjetër – tha policia.
Të paktën tetë persona mendohet se janë në ishull pas shpërthimit të së hënës, dhe të gjithë supozohen të vdekur. Tetë të tjerë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 janë në kujdes intensiv pas plagëve të marra kur vullkani shpërtheu ndërsa turistët ishin në ishull.

Sipas GeoNet, sajtit të informacioneve për rreziqet gjeologjike në Zelandën e Re, ka 50-60 për qind shans për një shpërthim tjetër të vullkanit brenda 24 orëve të ardhshme. Por, familjet e viktimave, këmbëngulin për marrjen e trupave.

Tetë specialistë nga forcat e mbrojtjes së Zelandës së re do të shkojnë në ishull mëngjesin e të premtes dhe do të bëjnë gjithçka munden për të marrë trupat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat