Deputetët britanikë votojnë të premten për Brexit-in

Evropë

Deputetët britanikë votojnë të premten për Brexit-in

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Qeveria britanike ka planifikuar që të premten ta dërgojë për votim në kuvend marrëveshjen e kryeministrit Johnson me Bashkimin Evropian për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se qeveria synon ta fillojë procesin e votimit në kuvend para Krishtlindjeve dhe që kjo gjë të bëhet në mënyrën e duhur, duke i respektuar procedurat kushtetuese.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje në kuvend do të nënkuptonte që Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian me akord më së largu deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Besohet se gjasat që kjo marrëveshje të miratohet në kuvend tash janë më të mëdha, kur Partia Konservatore ka fituar më shumë ulëse.

Mbretëresha Elizabetë do ta hapë zyrtarisht kuvendin të enjten dhe do ta përcaktojë programin legjislativ të qeverisë së re.

Nëse kjo marrëveshje miratohet, kryeministri Johnson më pas duhet t’i fillojë bisedimet me BE-në për një marrëveshje të re tregtare, e cila duhet të ratifikohet brenda periudhës kalimtare pas Brexit-it, e cila përfundon më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat