Eurodiplomatët skeptikë ndaj një marrëveshjeje të shpejtë pas Brexit

Evropë

Eurodiplomatët skeptikë ndaj një marrëveshjeje të shpejtë pas Brexit

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 19:51
Boris Johnson

Planet e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të përjashtuar çdo zgjatje të periudhës së tranzicionit të Brexit përtej vitit 2020 janë të palogjikshme, sipas eurodiplomatëve.

“Do të jetë mjaft e vështirë të realizohet një marrëveshje dhe të ratifikohet brenda 11 muajve”, u shpreh një diplomat, duke iu referuar negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

“BE është e gatshme të mbrojë vendet e saj anëtare, nëse Londra zgjedh të kufizojë opsionet e saj dhe mbërrin në fund të periudhës së tranzicionit pa një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme në shqyrtim”, shtoi zyrtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat