Ministri Lukac e goditi me shpullë, Milorad Dodik i shau nënën pastaj deputetit Stanivukovic

Evropë

Ministri Lukac e goditi me shpullë, Milorad Dodik i shau nënën pastaj deputetit Stanivukovic

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 22:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë së Progresit Demokratik (Partija e Demokrastkog Progresa), Drasko Stanivukovic, publikoi xhirimin të një zënke verbale me anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik i cili nuk i kurseu të sharat.

Stanivukovic së pari u sulmua nga ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac, ku u ndërpre seanca pas këtij incidenti.

Deri te incidenti tjetër ndodhi jo në seancë por në restorantin e kuvendit të serbëve të Bosnjës ku shkëmbyen disa fjalë të ashpra, e u dëgjuan edhe të shara, me ç ‘rast Stanivukovic u largua nga tavolina e Dodik.

Seanca e kuvendit të Republikës Serbe kaloi me zhurmë të madhe kur ndodhi edhe incidenti kur ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac e sulmoi fizikisht Stanivukovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat