Neo-nazistët pritet ta zënë vendin e dytë në zgjedhjet e Sllovakisë

Evropë

Neo-nazistët pritet ta zënë vendin e dytë në zgjedhjet e Sllovakisë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Sllovakia pritet të jetë vendi i radhës evropian që bie nën ndikimin e së djathtës ekstreme. Sipas anketave më të reja, Partia e Popullit pritet të rritet në masë të konsiderueshme në zgjedhjet e muajit shkurt.

Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki do të mbahen më 29 shkurt, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, e cila e kishte zënë vendin e pestë në zgjedhjet e vitit 2016, besohet se do të dalë e dyta në garën e këtij viti.

Në mesin e politikave të kësaj partie janë themelimi i grupeve të armatosura për ta luftuar, siç thonë ata, terrorin e ciganëve dhe festimi i datës së shpalljes së shtetit nazist sllovak gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Programi i partisë neo-naziste parasheh edhe mbylljen e kufijve të Sllovakisë për imigrantët myslimanë dhe e kundërshton qëndrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Vitin e kaluar, Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën e prokurorit publik, i cili e kishte kërkuar shuarjen e kësaj partie për shkak të qëndrimeve ekstremiste dhe prirjeve fashiste.

Sidoqoftë, gjykata vlerësoi se ekzistenca e kësaj partie kundërthënëse nuk paraqet rrezik për demokracinë.

Premtimet e kësaj partie për luftë kundër korrupsionit dhe rritje të shpenzimeve për mirëqenie dhe shërbime shëndetësore besohet se kanë ndikuar në rritjen e përkrahjes në publik, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat