Carles Puigdemont arrin në Parlamentin Evropian

Evropë

Carles Puigdemont arrin në Parlamentin Evropian

Më: 13 janar 2020 Në ora: 18:57
Lideri katalanas, Carles Puigdemont

Lideri katalanas, Carles Puigdemont ka zhvilluar seancën e tij të parë si anëtar i Parlamentit Evropian, pavarësisht fletarrestit të lëshuar kundër tij në Spanjë.

Ish-presidenti katalas dhe ligjvënësi evropian do të shfrytëojë parlamentin për të vazhduar luftën e tij politike për një Katalonjë të pavarur dhe të ndarë nga Spanja.

Përveç tjerash, pozicioni i tij parlamentar i garanton imunitet.

Puigdemont ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të liderit tjetër katalanas, Oriol Junqueras, i cili po ashtu është zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian, dhe ka qenë ish nën president në Katalonjë.

“Ai duhet të jetë me ne këtu. Ai ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Puigdemont.

Aftësia e tij për të diskutuar çështje të tilla në zemër të Bashkimit Evropian, përbën shqetësim për Spanjën e cila kundërshton pavarësimin e rajonit të Katalonjës.

Puigdemont ka arritur në Parlament me ish-ministrin katalanas, Toni Comín.

Të dy kërkohen në Spanjë për rolin e tyre në tentimet e Qeverisë katalanase për pavarësi më 2017.

Ata kanë ikur më pas në Belgjikë dhe në muajin maj janë zgjedhur anëtarë të Parlamentit Evropian si përfaqësues të partive separatiste nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat