Përplasen dy trena në Napoli

Evropë

Përplasen dy trena në Napoli

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Dy trena të metropolitanës së Linjës1 të Napolit janë përplasur mëngjesin e sotëm.

Deri në këto momente raportohet për 7 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjëndje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një version zyrtar të dinamikës së ngjarjes por hetimet e para dyshojnë se një prej trenave nuk ka respektuar semaforin e kuq gjë që ka çuar në përplasjen me trenin tjetër që po vinte në drejtim të kundërt.

Me shumë gjasa pritet të hapet një proces hetimor i cili me anë të videokamerave të sigurisë do të mund të zbardh gjithçka ka ndodhur.

Të plagosurit po kurohen në dy spitale të Napolit, Mes tyre është dhe një prej  makinistëve të njërit prej trenave i cili ndodhet në gjëndje shoku e ka marrrë plagë në krahun e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat