Policia gjermane realizon aksion të gjerë kundër militantëve të dyshuar çeçenë

Evropë

Policia gjermane realizon aksion të gjerë kundër militantëve të dyshuar çeçenë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:57
Policia gjermane realizon aksion të gjerë kundër militantëve të dyshuar çeçenë

Organet e sigurisë në Gjermani i kanë filluar filluar disa bastisje kundër militantëve të dyshuar islamikë në katër rajone për shkak të dyshimeve se ata kanë planifikuar akte të dhunshme serioze, bënë të ditur prokurorët gjermanë.

“Kërkimet janë duke vazhduar dhe lidhen me të dyshuarit me prejardhje çeçene”, thuhet në njoftimin e prokurorit të përgjithshëm në Berlin.

Policia është duke i zhvilluar aksionet në Berlin, Brandenburg, Thuringia dhe Rhine. Personat e dyshuar janë nga mosha 23 deri 28-vjeçare dhe besohet se i kanë vënë në shënjestër disa lokacione për sulme të mundshme.

Këto dyshime kishin lindur pas gjetjes së disa fotografive në telefonin e njërit prej personave të dyshuar gjatë një kontrolli rutinor.

Autoritetet gjermane janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie ndaj kërcënimeve terroriste pasi vendi u përball me disa sulme në vitet e fundit, përfshirë sulmin e vitit 2016 në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ku kishin mbetur të vrarë 12 persona.

Sipas Zyrës Federale të Krimeve, prej asaj kohe, në Gjermani kanë ndodhur nëntë sulme me motive radikale, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat