Serbia po plaket, për herë të parë numri i banorëve nën 7 milionë, mosha mesatare mbi 43 vjet, ndërsa çdo vit humb nga... - Bota Sot
Serbia po plaket, për herë të parë numri i banorëve nën 7 milionë, mosha mesatare mbi 43 vjet, ndërsa çdo vit humb nga...

Evropë

Serbia po plaket, për herë të parë numri i banorëve nën 7 milionë, mosha mesatare mbi 43 vjet, ndërsa çdo vit humb nga...

Nga: F.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:13
Beograd

Edhe pse viteve të fundit në Serbi ka rritje të numrit të fëmijëve të lindur, për çdo vit ne humbim mijëra banorë, aktualisht Serbia ka më pak se 7 milionë banorë ka thënë demografia Danica Shantiç për RTS, transmeton “Bota Sot”.

Sipas saj ka disa vite që vazhdon trendi i rritjes së numrit të foshnjave të lindura rreth 160 më shumë në vitet 2016 edhe 2017, ndërsa në vitin 2018 ishte rritje më e madhe.

"Kjo është mirë, por e pamjaftueshme sepse numri i rasteve të vdekjeve nga viti në vit po shënon rritje. Serbia secilin vit humb rreth 37 mijë banorë”, tha Shantiç.

Ajo thotë se sipas të dhënave të fundit të Entit Statistikor të Serbisë, aktualisht Serbia ka më pak se 7 milionë banorë, që nuk është shënuar asnjëherë në historinë e re.

Vitin që shkoi në Serbi ka pasur 63 mijë foshnja, ndërkohë që kemi pasur 103  mijë vdekje, trend ky që është në të gjith rajonin tha ajo.

Sipas prognozimit të OKB-së në situatën më të keqe do gjendet Bullgaria, e cila deri në vitin 2040 do të humb 40 për qind të banorëve.

Procesi i plakjes së popullatës është faktori tjetër i rrezikut, pasi ka zgjatje të jetës së njerëzve.

"Shoqëria nuk di çfarë të bëjë me banorët e vjetër, bie fjala Japonia për herë të parë ka hap dyert emigrantëve sepse nuk ka foshnja edhe të lindur të mjaftueshëm dhe forcë pune, ndërkohë që shkalla e vdekjeve është e lartë” tha Shantiç.

Mosha mesatare në Serbi është 43 vjet, përqindja e fëmijëve për një çift 1,48 fëmijë. Serbia është vendi me popullsinë më të vjetër në botë, krahasuar me Afrikën që ka moshën mesatare 19 vjet.

Serbisë sipas saj i duhet shkalla prej 2,1 lindje që të ruhet reproduktimi i thjeshtë i popullsisë vetëm që të ruhet kjo gjendje.

"Këto probleme janë shumëdimensional – shtimi negativ i popullatës në Vojvodinë që nga 1989. Beograd është një ndër regjionet e vetme në Serbi që shënon trend të rritjes së banorëve duke ju falënderuar shpërnguljeve, ndërkohë që asnjë komunë nuk ka dhtim pozitiv të popullatës", tha Shantiç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat