Bandat irlandeze vrasin 17 vjeçarin dhe i ndajnë trupin në copa

Evropë

Bandat irlandeze vrasin 17 vjeçarin dhe i ndajnë trupin në copa

Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:45
Keane Mulready-Woods

Detektivët e Dublin kanë gjetur pjesët e trupit të djalit 17 vjeçar të vrarë në mënyrë brutale.

Keane Mulready-Woods u shpall i humbur me datë 12 janar rreth orës 6 pasdite, hera e fundit që edhe familjarët e kishin shikuar.

Bandat irlandeze pasi vranë 17 vjeçarin e ndanë trupin e tij në copa-copa. Një pjesë e trupit të tij u gjet në një çantë sportive në Coolock. Ndërsa pjesa tjetër e trupit u gjet në makinë e djegur të Mërkurën në Drumcondra.

Detektivët e përshkruan vrasjen si “një sulm brutal dhe të egër ndaj një fëmije”.

‘Ky është një sulm brutal dhe i egër ndaj një fëmije dhe është plotësisht i papranueshëm në çdo shoqëri normale demokratike. Niveli i dhunës është tronditës dhe hetimi për vrasjen e Keane po bashkërendohet edhe nga Drogheda Garda Station- thuhet në komunikatë e policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat