Tentoi të kontrabandonte pikturën e Picasos, dënohet me burg koleksionisti miliarder - Bota Sot
Tentoi të kontrabandonte pikturën e Picasos, dënohet me burg koleksionisti miliarder

Evropë

Tentoi të kontrabandonte pikturën e Picasos, dënohet me burg koleksionisti miliarder

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:34
Piktura "Koka e një Gruaje të Re"

Një miliarder spanjoll dhe koleksionist i veprave të artit u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 58 milion dollarë pasi tentoi të kalonte kontrabandë një pikturë të Picasos për ta shitur atë jashtë shtetit.

Piktura "Koka e një Gruaje të Re" është shpallur një thesar kombëtar dhe sipas ligjit kushdo që kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit duhet të bëjë një kërkesë.

Prokuroria e Spanjës deklaroi se Jaime Botin, 83 do ta shiste pikturën në një ankand në Londër.

Botin e bleu pikturën në vitin 1977 në Londër, iu refuzua fillimisht kërkesa për ta nxjerrë veprën jashtë vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat