Zbulohet skandali i madh: Britanikët blejnë fëmijë nga vendet e varfra

Evropë

Zbulohet skandali i madh: Britanikët blejnë fëmijë nga vendet e varfra

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Së fundmi mediat britanike kanë hedhur dritë mbi një rast të madh abuzimi që bëhet me fëmijët e varfër në Gambia.

The Sun shkruan se fëmijë u shiten pedofilëve britanikë për pak paund dhe më pas abuzohen nga këta të fundit.

Duke shfrytëzuar legjislacionin e dobët në këtë shtet afrikan si dhe varfërinë e njerëzve, ata “rrëmbejnë” fëmijët e gjorë.

Disa nga prindërit e dinë që fëmijët abuzohen, por pranojnë t’i shesin, pasi janë të dëshpëruar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Por, ajo ç’ka është më tronditëse është fakti se këta fëmijë shiten për më pak se dy paund. Sipas “The Sun” prindërit në shumë raste gënjehen nga pedofilët, të cilët u premtojnë se do t’u sigurojnë një jetë të mirë në Britaninë e Madhe.

Por, në fakt të miturit përfundojnë të abuzuar dhe të dhunuar seksualisht dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat