Dalin pamjet, protestuesit përpiqen të hyjnë në teatrin ku ndodhej Macron, momente të vështira për Presidentin francez

Evropë

Dalin pamjet, protestuesit përpiqen të hyjnë në teatrin ku ndodhej Macron, momente të vështira për Presidentin francez

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:40
Pamje nga videoja

Momente të këqija për Presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshorten e tij.

Dhjetëra manifestues tentuan të hynin në një teatër të Parisit, ku ishte i pranishëm kreu i Elizesë për të ndjekur një shfaqje.

Policia ka arritur të bllokojë protestuesit që janë ngritur kundër reformës së pensioneve.

Truprojat e Presidentit ndërhynë duke zhvendosur Macron dhe Brizhit në një vend të sigurt.

Pasi gjendja e tensionit kaloi, ata u rikthyen sërish në sallën kryesore ku ndoqën shfaqjen deri në fund të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat