Ministrja gjermane: Fermerët kanë nevojë për më shumë mbështetje

Evropë

Ministrja gjermane: Fermerët kanë nevojë për më shumë mbështetje

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:20
Svenja Schulze

Ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze beson se fermerët kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe se është detyra e Bashkimit Evropian ta sigurojë atë, sipas një raporti të medieve gjermane të publikuar sot.

“Me çmimet e ulëta të mishit dhe qumështit, fermerët e kanë të vështirë të mbrojnë mjedisin, të sigurojnë ujë të pijshëm të pastër dhe në të njëjtën kohë të ruajnë biodiversitetin”, deklaroi ajo për gazetën “Neuen Osnabruecker Zeitung”.

“Është thjesht e pamundur të vazhdosh të ulësh çmimet duke kërkuar njëkohësisht cilësi të lartë dhe mbrojtje të mjedisit”, shtoi Schulze./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat