Erdogan paralajmëron BE-në për sulme terroriste nëse bie qeveria e Tripolit

Evropë

Erdogan paralajmëron BE-në për sulme terroriste nëse bie qeveria e Tripolit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:52
Rexhep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar Europën se mund të përballet me kërcënime të reja nga grupet “terroriste” nëse qeveria e Libisë e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli do të binte.

Në artikullin e publikuar të shtunën në Politico, në prag të një konference për paqe në Libi në Berlin, Erdogan tha se mosarritja e Bashkimit Eeropian për të mbështetur në mënyrë të duhur Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) do të ishte “një tradhti ndaj vlerave të veta themelore, përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut “.

“Europa do të hasë një sërë problemesh dhe kërcënimesh nëse qeveria legjitime e Libisë do të binte”.

“Organizatat terroriste të tilla si ISIS [ISIL] dhe al-Kaeda, të cilët pësuan një humbje ushtarake në Siri dhe Irak, do të gjejnë një tokë pjellore për t’u rikthyer në këmbët e tyre”.

“Duke pasur parasysh që Europa është më pak e interesuar të sigurojë mbështetje ushtarake për Libinë, zgjidhja e qartë është të punohet me Turqinë, e cila tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”.

“Ne do t’i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe t’i ndihmojmë ata të luftojnë terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënime të tjera serioze kundër sigurisë ndërkombëtare”.

Forcat me bazë lindore të komandantit ushtarak Renegade, Khalifa Haftar, janë angazhuar në një sulm në Tripoli për më shumë se nëntë muaj që synim kanë GNA të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj. Luftimet kanë lënë të vdekur më shumë se 2,000 njerëz, përfshirë rreth 280 civilë dhe të shpërngulur dhjetëra mijëra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat