Gjermanët protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së re të Tesla’s - Bota Sot
Gjermanët protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së re të Tesla’s

Evropë

Gjermanët protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së re të Tesla’s

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:06
Gjermanët protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së re të Tesla’s

Rreth 200 qytetarë protestuan sot kundër ndërtimit të fabrikës së prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike Tesla jashtë kufijve të qytetit të Berlinit, sipas policisë.

Me postera që lexonin, “Asnjë fabrikë e madhe në pyll” qytetarët nga fshati Gruenheide në shtetin e Brandenburg-ut protestuan kundër shpyllëzimit për ndërtimin e fabrikës.

Tesla planifikon të prodhojë deri në 500 000 makina në vit nga modelet e saj “Model 3” dhe “Y”, si dhe modele të tjera, në zonën në Gruenheide, Brandenburg, në lindje të Berlinit, duke filluar në muajin korrik 2021.

Ndërtimi i fabrikës është planifikuar të fillojë në gjysmën e parë e vitit 2020. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat