Pasagjerët tmerrohen kur shohin zjarrin që kaplon motorin e aeroplanit

Evropë

Pasagjerët tmerrohen kur shohin zjarrin që kaplon motorin e aeroplanit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:56
Foto

Pasagjerët u tmerruan kur panë që shpërtheu në flakë motori i një avioni, disa momente përpara se të fluturonte.  

Pamjet tregojnë se si flakët kaplojnë motorin e Motorbus A321 teksa donte të fluturonte nga pista në aeroportin Tolmachevo, në qytetin e Novosibirsk, Rusi.

Ekuipazhi në fluturim, i cili kishte 208 pasagjerë përfshirë 27 fëmijë, aktivizuan sistemin kundër zjarrit të aeroplanit për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësit u nisën për në vendngjarje.

Pasagjerët e shqetësuar thanë se ata dëgjuan një tingull të çuditshëm që vinte nga motori para se të dilte flaka.

Një turist tha: “U ula në anën e djathtë dhe pashë një shkëndijë. Nuk kishte asnjë panik. Por gjithashtu nuk kishte njoftime për rreth pesë minuta”.

Po ashtu një tjetër pasagjer tha se ishte e frikshme të shikoje flakët e një motori të një aeroplani.

Ndërkaq, një zëdhënës i S7 tha se ekuipazhi aktivizoi sistemin për shuarjen e zjarrit dhe avioni u kthye në terminal.

Një aeroplan tjetër ishte caktuar për këtë fluturim. Ky aeroplan është marrë për shërbime teknike urgjente.

Airbus i përfshirë në incident ka qenë në shërbim që 13 muaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat