Princi Harry shfaqet në publik, vazhdon detyrimet mbretërore

Evropë

Princi Harry shfaqet në publik, vazhdon detyrimet mbretërore

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:27
Princi Harry

Princi Harry është shfaqur më në fund në publik, që prej lajmit se ai dhe Megan u tërhoqën nga titujt mbretërorë. Ai u takua me fëmijët në Buckingham Palace përpara kompeticionit botëror Rugby, ndërsa Megan dhe djali i tyre ndodhen në Kanada.

Çifti mbretëror Meghan Markle dhe Princi Harry vazhdojnë të jenë në vemendjen e mediave, tani më shumë se asnjëherë.

Pas njoftimit për tërheqjen nga detyrat mbretërore, Princi Harry ka dalë për herë të parë në një event publik.

Ai është takuar me lojtarët rugby. Princi u shfaq i qeshur dhe u takua me fëmijët në Buckingham Palace përpara kompeticionit botëror Rugby.

Ndërkohë, Megan dhe djali i tyre Archie janë në Kanada, ndërsa Harry do të qëndrojë në Britani për takimet e javës së ardhshme.

Javën e kaluar, Harry, 35 vjeç, dhe ish-aktorja Meghan, 38 vjeç, shkaktuan një krizë në monarkinë britanike, duke njoftuar se donin të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore dhe të kalonin më shumë kohë në Amerikën e Veriut.

Njoftimi zuri në befasi pjesën tjetër të familjes mbretërore, duke lënë të zhgënjyer mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Ndërkohë, pas samitit familjar të së hënës në Sandringham, ku ishin të pranishëm Elizabeta e II, Harry, vëllai i tij i madh Princi William dhe babai i tij, trashëgimtari i fronit britanik, Princi Charles, u ra dakord që çifti të ndante kohën e tyre midis Britanisë dhe Kanadasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat