Prokurorët francezë hapin hetime për sulmin policor ndaj një protestuesi - Bota Sot
Prokurorët francezë hapin hetime për sulmin policor ndaj një protestuesi

Evropë

Prokurorët francezë hapin hetime për sulmin policor ndaj një protestuesi

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:31
Foto

Prokurorët francezë thanë të dielën se një hetim ishte hapur pasi një polic u pa duke ndëshkuar një protestues të ndaluar në një demonstratë në Paris, një skenë që u kap në kamerë dhe mori hov në internet, raporton AFP.

Masa vjen pas disa incidenteve të pretenduara të brutalitetit të policisë kundër protestuesve të reformës së pensioneve, si dhe mitingjeve antiqeveritare "jelekë të verdhë" që filluan më shumë se një vit më parë.

Në incidentin e filmuar gjatë një proteste të "jelekëve të verdhë" të shtunën, një burrë me kokë të përgjakur shihet se po mbahet në shpinë nga një oficer i helmetuar, i cili më pas e godet fort në fytyrë.

Zyra e prokurorit në Paris tha se urdhëroi organin e mbikëqyrjes policore të niste një hetim mbi "dhunën e qëllimshme nga një person në një pozitë të autoritetit publik".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat