Hulumtim: Shifrat më të ulëta të qytetarëve të Serbisë për hyrje në BE - kënd duhet ta shqetësojnë Serbinë a Be-në? - Bota Sot
Hulumtim: Shifrat më të ulëta të qytetarëve të Serbisë për hyrje në BE - kënd duhet ta shqetësojnë Serbinë a Be-në?

Evropë

Hulumtim: Shifrat më të ulëta të qytetarëve të Serbisë për hyrje në BE - kënd duhet ta shqetësojnë Serbinë a Be-në?

Nga: F.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:36
BE

Në tri vitet e fundit sipas hulumtimit të agjensionit “Faktor Plus” mbështetja e qytetarëve të Serbisë për hyrje në Be ka shënuar rënie dhe është më e vogla ndonjëherë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Shkaqet e mundshme për këtë mendohet se janë Brexit, Makron që stopoi zgjerimin si dhe situata rreth çështjes së Kosovës, që kanë ndikuar në mbështetjen për BE.

Gazeta transmeton se në vitin 2019 shkalla e kundërshtimit të hyrjes në BE ishte 38 për qind, ndërkohë që pro mbështetjes së hyrjes në BE ishin 35 për qind, përderisa 27 ishin pa qëndrim rreth kësaj çështje.

Trazirat politike në Evropë, situata e hidhur e çështjes së Kosovës apo diçka e tretë mund të jetë shkas i mos interesimit të qytetarëve serb[ për bashkëngjitje BE-së, mbështetje kjo që tash e një dekadë shënon rënie, ndërsa në tri vitet e fundit është në nivelin më të ulët nga vitet 90-ta thotë "Blic".

Drejtori i “Faktor Plus” Vladimir Pejiç thotë se interesimi më i larët për hyrje në Be ka qenë ndërmjet viteve 2000 edhe 2005, ndërsa rënie e parë ishte pas pavarësimit të Malit të Zi në 2005, pastaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës 2008, gjë që ka ndikuar në shkallën gjithnjë e më të keqe të BE-së në Serbi.

Nuk ka dallim drastik të raportit krahasuar me disa vite më përpara, por ka mbështetje më të vogël për hyrje se asnjëherë më parë, tha Pejiç.

Thuhet se në vitin 2017 kur kishte vite të ndryshmet mundshme për bashkëngjitje, rreth 36 për qind besojnë se kjo mund të ndodhe pas 2024, ndërsa një e treta mendojnë se nuk do të ndodhë kurrë.

Hulumtimi në vitin 2018 ka treguar se vetëm një për qind e të anketuarve mendon se Serbia do të hyj në Be në vitin 2025, ndërsa 19 për qind se kjo do jetë me gjasë deri në 2030, përderisa 33 për qind kanë konsideruar se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Ndërkohë vjet hulumtimi ka sjell mbështetje më madhe për përgjigjen se kurrë nuk do ndodhë hyrja në Be- madhe 36 për qind, ndërkohë që 17 për qind mendojnë se kjo mund të ndodhë deri në vitin 2030.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat