Nuk u pajtua me kthimin e luftëtares së ISIS-it, jep dorëheqje ministrja norvegjeze - Bota Sot
Nuk u pajtua me kthimin e luftëtares së ISIS-it, jep dorëheqje ministrja norvegjeze

Evropë

Nuk u pajtua me kthimin e luftëtares së ISIS-it, jep dorëheqje ministrja norvegjeze

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:29
Siv Jensen

Ministrja norvegjeze e financave, Siv Jensen, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj dhe e ka tërhequr partinë Progresi nga koalicioni qeveritar për shkak të vendimit të qeverisë për ta kthyer në Norvegji një luftëtare të dyshuar të Shtetit Islamik.

Largimi i partisë djathtiste nga qeveria e lë qeverinë e kryeministres Solberg pa shumicën parlamentare dhe mund t’ia vështirësojë qeverisjen e vendit të pasur skandinav. Megjithatë, pritet që Erna Solberg të mbetet në pushtet si udhëheqëse e një qeverie pakicash.

Dorëheqja e ministres Jensen për të dhënë dorëheqje u nxit nga vendimi i qeverisë për t’i ofruar ndihmë një gruaje me dy fëmijë që të kthehet nga Siria në Norvegji me qëllim që njëri nga fëmijët e saj të marrë trajtim mjekësor.

Kjo grua ishte larguar nga Norvegjia në vitin 2013, u arrestua porsa u kthye nën dyshimin për pjesëmarrje në konflikt të armatosur në Siri.

Ndonëse partia e ministres së financave është pajtuar që shteti t’i japë ndihmë fëmijës, ajo po e kundërshton ndihmën qeveritare për personat e rritur që duan të kthehen në Norvegji pas pjesëmarrjes në konflikt dhe pas martesave me luftëtarët e huaj, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat