Shpërthen gypi i ujit të nxehtë brenda hotelit në Rusi, “zihen” për së gjalli pesë persona

Evropë

Shpërthen gypi i ujit të nxehtë brenda hotelit në Rusi, “zihen” për së gjalli pesë persona

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Pesë persona përfshirë një nënë dhe bija e saj pesëvjeçare u zien për së gjalli, kur gypi me ujë të nxehtë shpërtheu brenda një hoteli në Rusi ku ato po qëndronin.

Natalia Shats, 43-vjeçe nga Solikamsk po qëndronte në hotel së bashku me të bijën Ekaterina Shats, kur mbetën të ngujuara kur shpërtheu gypi i ujit të nxehtë.

Si pasojë e shpërthimit të gypit kanë pësuar lëndime trupore nga uji i nxehtë edhe tre persona tjerë. Uji kishte mbushur katin e parë dhe pushuesit që ishin në atë mbetën të ngujuar.

E përveç Natalias dhe Ekaterinas, në mesin e viktimave të identifikuar janë edhe Vadim Zhenikhov, 23-vjeç dhe Ekaterina Anikia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat