Trump shkon i përgatitur në Davos, mbath këpucë me shtresë të veçantë kundër rrëshqitjes në borë

Evropë

Trump shkon i përgatitur në Davos, mbath këpucë me shtresë të veçantë kundër rrëshqitjes në borë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:42
Foto

Me të zbritur në alpet zvicerane, presidenti amerikan Donald Trump që po merr pjesë në samitin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ishte përgatitur për këtë terren malor që karakterizohet me shumë borë gjatë muajve të dimrit.

Ai është parë duke ecur nëpër borë me një palë këpucë që kishin thumba, me qëllim që të shmang rrëshqitjen gjatë ecjes apo edhe ndonjë rrëzim të papritur.

Mediat botërore raportojnë se Trump këto këpucë nuk i kishte mbathur, pasi zbriti nga aeroplani presidencial Air Force One në aeroportin ndërkombëtar të Cyrihut.

Por kur helikopteri Marine One e dërgoi në zonën plotë borë, ai doli para shumë gazetarëve dhe kameramanëve me këpucët kundër rrëshqitjes që kishin një shtresë të veçantë të ngjitur. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat