Macron thotë se Franca është ‘jofleksible’ për ambiciet bërthamore të Iranit

Evropë

Macron thotë se Franca është ‘jofleksible’ për ambiciet bërthamore të Iranit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:21
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se Franca do të jetë jofleksibile  në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit dhe se vendi i tij është i vendosur Teherani nuk do të sigurojë kurrë armë bërthamore.

“Në kontekstin aktual, Franca është e vendosur që Irani kurrë të mos marrë një armë bërthamore, por gjithashtu që ne të shmangim çdo shkallëzim ushtarak në rajon,” tha Macron.

Macron i bëri komentet në Jerusalem pasi takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Reuven Rivlin përpara përkujtimeve që shënojnë 75 vjet nga çlirimi i kampit nazist të shfarosjes “Aushvic”, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat