Çifti abuzon seksualisht me pesë fëmijë… arsyeja trondit

Evropë

Çifti abuzon seksualisht me pesë fëmijë… arsyeja trondit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:34
Keeli Burlingham dhe Peter Taylor

Abuzuan seksualisht me pesë fëmijë dhe kishin në plan që të përfitonin edhe nga një i mitur tjetër.

Një çift u arrestua dhe dënua me 26 vite burg këtë të hënë, pasi pranuan se kanë abuzuar seksualisht me pesë të mitur, për t'i dhënë shtysë jetës së tyre seksuale.

33-vjeçarja Keeli Burlingham dhe bashkëmoshatari i saj Peter Taylor, nga Manchester, Angli, kanë abuzuar seksualisht me të miturit dhe më tej kanë ndarë fotografi dhe video në WhatsApp.

Gjithçka nisi kur gruaja abuzoi fillimisht me një vajzë të vogël dhe filmoi gjithçka, për t’ia dërguar fotografitë dhe videot, të dashurit të saj.

Në bashkëpunim ata abuzuan seksualisht me disa fëmijë, të cilët i filmonin të zhveshur dhe gjithashtu kishin bërë plan për të përdhunuar edhe një fëmijë 5 vjeç, i cili ishte djali i dy miqve të tyre. Gjithçka bënin e filmonin dhe fotografonin, ku pikërisht materialet e gjetura në telefonat dhe kompjuterat e tyre “i fundosën”.

Çifti thanë në polici se ishin në një periudhë krize dhe se në këtë mëntyrë kishin vendosur që ti jepnin një shtysë intimtetit mes tyre. Ky justifikim i tyre shokoi trupin gjykues, ku Taylor u dënua me 15 vite burg, ndërsa Burlingham me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat