Virusi kinez ndikon edhe në bursat evropiane

Evropë

Virusi kinez ndikon edhe në bursat evropiane

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:48
Ilustrim

Tregjet e aksioneve evropiane përfunduan sot me rënie, të penalizuara nga shqetësimet për përhapjen e virusit nga Kina, si edhe nga kërcënimi i taksave amerikane për makinat evropiane.

Eurostoxx humbi me 0,51 %.

Për sa i përket vlerave, sektori i automobilave pësoi rënie pas parashikimeve poshtë pritshmërive të Daimler-it (-2,12 %) dhe kërcënimeve nga Donald Trump. Volkswagen humbi 1,19 %, Renault 0,84% dhe Peugeot 0,49%.

Për sa i përket indekseve, vetëm tregu i aksioneve zvicerane u rrit me 0,10%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat