Putin fton në samit 4 fuqitë botërore, tema mister

Evropë

Putin fton në samit 4 fuqitë botërore, tema mister

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:14
Vladimir Putin

Gjatë konferencës ndërkombëtare të Holokaustit, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin propozoi një samit me vendet anëtare të Këshillit të Sigurisë, Kinë,Rusi, Francë, ShBA dhe Britani brenda vitit 2020.

Ky propozim vjen në nderim të 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe krijimit të OKB-së.

Synimi është diskutimi për problemet botërore me të cilat po përballen njerëzimi por nuk ka zbuluar çështje specifike.

Putin deklaroi se këtë ide e ka biseduar dhe me disa prej homologëve të tij të cilët janë shprehur pozitiv.

"Rusia është gati të ulet dhe të dialogojë. Organizimi i një samiti të tillë do të jetë i rëndësishëm dhe simbolik në këtë 75 vjetor të fundit të Luftës së Dytë Botërore" - u shpreh Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat