Mjekët refuzuan të punojnë në turnin e natës, vdesin foshnja

Evropë

Mjekët refuzuan të punojnë në turnin e natës, vdesin foshnja

Më: 25 janar 2020 Në ora: 06:34
Spitali ne Kent

Një problem në rregullimin e turneve në një spital në Kent të Anglisë ka bërë që 7 foshnja të humbin jetën.

Vdekjet datojnë që prej vitit 2016 ndërsa nuk kanë qenë të pakta familjet të cilat kanë ngritur shqetësimin për kujdesin e maternitetit.

Një prej rasteve është edhe Harry Richford i cili lindi në Margate në Nëntor 2017 dhe pasi pësoi ndërlikime në lindjen dhe kujdesin e tij vdiq vetëm shtatë ditë më vonë. Këto vdekje janë identifikuar nga një hetim i BBC, i cili nxjerr në pah skandalin dhe neglizhencën mjekësore ndaj foshnjave.

Në këtë spital lindin rreth 7.000 foshnja në vit por mosfunksionimi i rregullt i turneve ka marrë jetë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat