Momenti prekës, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit direkt për tërmetin

Evropë

Momenti prekës, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit direkt për tërmetin

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:46
Një video e gazetares së CNN Turk

Banesa të shembura dhe njerëz të tmerruar, kjo është pamja që vjen nga qyteti turk, i cili pati dëmet më të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë vendin.

Ndërkohë në rrjetet sociale po bën xhiro një video e gazetares së CNN Turk, e cila gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu duke qarë.

Ajo po raportonte direkt nga terreni punën që po bëhej nga kërkim shpëtimi poshtë nën rrënojat e një ndërtese.  “E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, dëgjohet të thotë ajo.

Ndërsa në sfond dëgjohet thirrja e bërë nga ekipi i kërkim shpëtimit, që u kërkon njerëzve që presin me ankth të rrinë në qetësi, pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat