Bilanci tragjik i tërmetit/ Shkon në 29 numri i viktimave në Turqi

Evropë

Bilanci tragjik i tërmetit/ Shkon në 29 numri i viktimave në Turqi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:54
Turqi

29 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë.

Lëkundjet e forta me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes dhe nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 29 persona.

Gjithashtu raportohet për mbi 1000 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. 

Është bërë me dije nga autoritetet se ka ende persona nën rrënoja teksa operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat