Tetë të huaj dyshohen si të infektuar me virusin kinez në Moskë - Bota Sot
Tetë të huaj dyshohen si të infektuar me virusin kinez në Moskë

Evropë

Tetë të huaj dyshohen si të infektuar me virusin kinez në Moskë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:35
Ilustrim

Tetë persona, të cilët besohet se janë kinezë, janë shtrirë në spitalin e Moskës për shkak të diagnozës preliminare të koronavirusit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi.

Kjo agjenci raportoi se këta tetë persona vuanin nga temperature e lartë.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 20 të huajve që kishin arritur në Moskë para disa ditëve. Ata ishin duke qëndruar në një hotel në pjesën veriperëndimore në Moskë.

Këto do të ishin rastet e para të koronavirusit në Rusi, shkruan “Free Europe”.

Raste të këtij virusi tashmë janë raportuar në shumë shtete të tjera, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Malajzinë, Filipinet, Korenë Jugore, Tajvanin, Tajlandën, Vietnamin, Arabinë Saudite dhe Singaporin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat