I dehur var veten për ti tërhequr vëmendjen të dashurës, por ajo fle dhe ai vdes

Evropë

I dehur var veten për ti tërhequr vëmendjen të dashurës, por ajo fle dhe ai vdes

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:36
Stephen Morilly

Var veten i bindur se e dashura do e shpëtonte. Stephen Morilly, i cili punonte si kasap në Knutsford, Cheshire, Angli, e kishte kaluar mbrëmjen me të dashurën duke pirë verë deri sa ishin dehur. Në një moment të caktuar, vajzën e zë gjumi, ndërsa ai ndërmerr veprimin ekstrem.

Kur e reja u zgjua, kuptoi se Stephen nuk ishte me të dhe duke kërkuar nëpër shtëpi, bëri zbulimin shokues. Ajo lajmëroi me shpejtësi ndihmën e shpejtë, por për të ishte shumë vonë.

Duket se dy të rinjtë kishin një lidhje me ulje-ngritje, siç pretendon nëna e të ndjerit, duke thënë se e fejuara e tij nuk koshte ndikuar pozitivisht. Nga hetimet e kryera rezulton se Stephen ishte i fiksuar pas partneres, sa që donte me çdo kusht që ti tërhiqte vëmendjen, pasi nuk ndihej i sigurtë.

Image

Të gjitha dyshimet çojnë në pistën se ai donte që ti tërhiqte vëmendjen, duke tentuar vetëvarjen, por për shkak se e reja ishte në gjumë dhe e dehur, nuk pikasi asgjë, duke bërë që 34-vjeçari të gjejë vdekjen.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, e reja e cilësoi si një njeri problematik, i cili e tepronte me alkoolin dhe se kur e kritikonin, bëhej agresiv.

Mbrëmjen e 2 gushtit, kur ndodhi ngjarja e rëndë ata kishin debatuar dhe ai kishte marrë anti-depresiv. Detajet lidhur me ngjarjen kanë dalë këto ditë, në vijim të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat