Deklarata tronditëse, Ministri i Brendshëm turk: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Evropë

Deklarata tronditëse, Ministri i Brendshëm turk: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Më: 27 janar 2020 Në ora: 08:57
Ministri i Brendshëm turk: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Turqia u godit mbrëmjen e 24 janarit të këtij viti nga një tërmet shkat ërrimtar me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter, i cili u mori jetën 38 personave dhe la të plagosur mbi 1500 persona.

Teksa Turqia ende s’e ka marrë veten nga tërmeti i fuqishëm, ministri i Brendshëm turk, Soleyman Soylu, ka bërë një deklaratë tronditëse, që ka shtuar më tej frikën dhe pasigurinë tek qytetarët.

Sipas mediave turke, Soylu ka thënë në një deklaratë se në qyteti më i populluar turk, Stambolli, pritet të goditet nga një tërmet me magnitudë 7.5.

Ai shton më tej se qeveria po punon seriozisht për të marrë masat ndaj një skenari të tillë të mundshëm.

Ai është shprehur:

Ne presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll. Jemi duke punuar seriozisht për një skenar të tillë të mundshëm.”

Deri më tani raportohet se janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat mbi 50 qytetarë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat